Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Vjosa Osmani – Nën hijen e tjerëve

Vjosa Osmani nuk mbërriti të shfaqej në rolin e presidentes, brenda shtetit. Në pjesën më të madhe të vitit ishte nën hijen e të tjerëve.

Zëri rrallë iu dëgjua për tema të mëdha, e kryeministrit ia mbështeti thuajse çdo qëndrim.

Më shumë ishte zë i pushtetit qeverisës sesa zë unifikues, duke ngelur kështu nën hijen e Vjosa Osmanit si opozitare. Kur foli për pushtetin e mëhershëm, u shërbye me diskursin e moçëm. Dhe, prodhoi hendek të madh mes saj e opozitës.

Komandantja supreme ngeli edhe nën hijen e skandaleve të shpeshta të bashkëshortit të saj. E mbrojti, kur ai sulmoi mediat, e nuk bëri zë kur MPJ-ja pranoi të merrte gjobë, vetëm që t’ia mbante atij të fshehura shpenzimet si diplomat.

Veç në raport me subjektin politik që e formoi – Listën Guxo të kthyer në parti – u tregua hije për të tjerët. Jo rrallë është parë me përfaqësues të saj.

Edhe Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda Arbëri Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda

Zëshëm foli në dy raste: kur u përball me gjuhë seksiste pas një intervenimi në stomak, dhe kur u akuzua se ia besoi privatit dhe jo QKU-së operimin e fshikës së tëmthit.

E me zë të artikuluar prezantoi Kosovën në jo pak vizita zyrtare, në forume e në media ndërkombëtare.