Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Jeffrey Hovenier – CIA

Jeffrey Hovenier është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, por kryeministri i Kosovës tha se furnizohet nga ai me informacione të ndjeshme që s’arrin t’i marrë nga institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës. Tha se informatat e tilla për veriun e bindën që të pezullojë zbatimin e mëtejshëm të vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS.

Fjala e ambasadorit amerikan pati ndikim tek autoritetet në Prishtinë në jo pak raste që lidhen me zbatimin e vendimeve në veri apo në aplikimin e masave të reciprocitetit me Serbinë. Ai nuk përtoi të trokiste në dyer të institucioneve edhe në orë të vona, me qëllimin për të evituar tensionet në veriun e banuar kryesisht me serbë.

Paralelisht kësaj, Hovenier vazhdimisht dha garanci se shteti që përfaqëson është garantues për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Dhe, fjala e tij u konsiderua me peshë nga mediat. Sipas kompanisë “Pikasa”, gjatë nëntorit ai ishte diplomati më i cituar në Kosovë – ambasadori u citua në 998 artikuj, shifër kjo më e lartë citimi se e të gjithë ambasadorëve të tjerë së bashku.

Artikuj të ngjashëm