Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është krenar që është pjesë e përpjekjeve të ShBA-së, që për gjatë dekadave e ka mbështetur Kosovën.
Ai e ka përmendur këtë në njëvjetorin e tij si ambasadori i ShBA-së në Kosovë.
“Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Proud to be a part of U.S. efforts over decades to support Kosovo, but particularly as U.S. Ambassador to Kosovo - now for one full year. My team and I remain committed to advancing our shared priorities and supporting the enduring partnership between ?? and ??. https://t.co/Z5Z6v1jgYp
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 10, 2023