Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me përfaqësues të serbëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ishin Aleksandar Jabllanoviq dhe Aleksandar Arsenijeviq.
Hovenier ka thënë se e ka përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.
“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.
Had the opportunity to host some Kosovan Serb political representatives today to discuss issues important to their community. Diverse opinions and pluralism are integral to any strong, healthy democracy. I reiterated our long-standing support for a sovereign, multiethnic, and… pic.twitter.com/SgKJYpghNm
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2023
-
Hovenier: Ka forca të huaja që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës
-
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Sërpska: S’është qëndrimi ynë
-
Hovenier: Kosova t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj
-
Osmani e ambasadori Hovenier diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Hovenier organizon ndejë për pjesëmarrësit që diskutuan për Asociacionin