Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviqin e inkurajon reagimi i ambasadorit Hovenier

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se është inkurajues reagimi i fundit që ka bërë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka akuzuar autoritetet e Kosovës se po nxisin tensione ndëretnike.

Hovenier madje ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të publikuar të shtunën në mbrëmje në platformën “X”.

Hovenier ka përmendur “mbylljen e objekteve të institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog e Klinës si dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë”.

E Petkoviq ka thënë se është inkurajues reagimi i Hovenierit.

“Sigurisht se Amerika s’do ta ndryshojë politikën e saj ndaj të ashtuquajturës Kosovë e M. të pavarur. Por, në këtë rast, kur është fjala për heqjen e dinarit, që po krijon një fatkeqësi humanitare në rrethinat serbe në Kosovë e M. shohim një reagim tjetër”, ka thënë Petkoviq në intervistë për “RTS”.

Edhe Hovenier akuzon Kosovën se po nxit tensione, përmend mosmbështetjen në arenën ndërkombëtare Arbëri Hovenier akuzon Kosovën se po nxit tensione, përmend mosmbështetjen në arenën ndërkombëtare

Petkoviq ka thënë se Serbia të hënën do të kërkojë që të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka akuzuar palën kosovare se "nuk është për dialog" dhe e ka kërkuar sërish zbatimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.