Subvencion ishte kryefjala e punës së ministrit të Financave, Hekuran Murati. Në një vit kur u shënuan rekorde të zeza në realizimin e projekteve kapitale, qindra miliona euro u ndanë në formë subvencionesh.
Milionat e përfituara nga shtrenjtimi i produkteve, ministri “kursimtar” i dha si lëmoshë për zyrtarët e shtetit, për qytetarët në skema sociale e për studentët. Kjo politikë i kushtoi edhe me një grusht miell fytyrës, që ia hodhën aktivistë të PSD-së.
Ministri për tërë vitin prioritet pati sektorin publik dhe shpërfilli kërkesat e atij privat, kur të gjithë kërkonin përkrahjen e shtetit në luftën me inflacionin.
Murati u përplas me këdo që e kritikonte. Por këtë nuk e bëri edhe me partinë që i takon, e cila në një nismë ia ktheu shpinën. Deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre opozitarë, s’ia miratuan dispozitën në Ligjin e Buxhetit që krijonte mundësinë për t’ua marrë komunave të hyrat vetjake që s’i kanë shpenzuar gjatë vitit.
Në disa raste Murati ka marrë rolin e ministrave të tjerë, duke ndërhyrë si në çështjet e energjisë, e edhe në ato të punësimit.
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së
-
Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada
-
Murati e Bajrami polemizojnë për rritjen e qarkullimit të bizneseve
-
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët