Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Aleksandar Vuçiq – Drama queen

“Dramat e vajtimet” vazhdojnë ta kategorizojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Thuajse në çdo fjalim të tij për Kosovën, përdori fjalët “kohë të vështira po na presin” apo “jemi mbështetur për muri”.

Ai vazhdon të ankohet se si Serbisë po i bëhet padrejtësi dhe se “si po vuan populli serb në Kosovë”. Në të njëjtën kohë, me strukturat ilegale ka vazhduar destabilizimin e veriut të Kosovës, edhe duke vendosur barrikada rrugëve, edhe duke kryer sulme të armatosura ndaj Policisë e institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, edhe duke dezintegruar serbët e punësuar në institucione. E, në disa raste, ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën dhe ka lansuar edhe një “framë vajtimi”: po survejohemi nga dronë të Kosovës.

Njeriu që politikisht është “pjekur” afër Sheshelit, vazhdimisht është ankuar në ndërkombëtarët, për presionin që ia bëjnë për Kosovën. Dhe, këtë vit, jo pak “drama vajtimi” janë parë në të, duke u ankuar për një “presion” të ri të ndërkombëtarëve, të cilit po i nënshtrohet – atij për t’i vënë sanksione Rusisë.

Artikuj të ngjashëm