Dy aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti, nuk janë lejuar të hyjnë në zyrat e ndërmarrjes, transmeton KTV.
Përplasjet për këtë ndërmarrje mes Vetëvendosjes dhe të larguarve nga kjo parti janë vënë në pah sërish të martën, kur punëtorët e sigurimit penguan Kukajn e Sahitin të protokollojnë vendimin për emërimin e Hajdar Hoxhës kryeshef të ndërmarrjes, pasi atij aktual i ka skaduar mandati më 31 mars. Kukaj e Sahiti kanë thënë se hyrja iu pamundësua me urdhër të personave që u ka skaduar kontrata dhe qëndrojnë jashtëligjshëm aty. Janë shprehur se ndryshe kapja e një ndërmarrjeje nuk është. Në anën tjetër nga NPB-ja kanë thënë se çdo takim i Bordit të Drejtorëve apo Komisionit të Aksionarëve me stafin administrativ të ndërmarrjes, është në kundërshtim me parimet e qeverisjes korporatave.
-
Aksionarët komunalë s`lejohen të hyjnë në objektin e NPB-së
-
Kaosit në NPB s’ka kush i jep fund, VV me PSD-në shkëmbejnë akuza e MZHE e pafuqishme
-
Vetëvendosje e PSD vazhdojnë përplasjen për NPB-në, qëndrime të kundërta rreth vendimit të MZHE-së
-
Vetëvendosje e PSD-ja vazhdojnë betejën për kontrollimin e Ndërmarrjes Publike Banesore
-
Konfliktin në NPB e pësojnë punëtorët, me xhirollogari të bllokuara s’mund të marrin pagat