Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksionarët komunalë s`lejohen të hyjnë në objektin e NPB-së

Drejtori i pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, dhe aksionari Qëndrim Sahiti, të martën nuk janë lejuar të hyjë në objektin e Ndërmarrjes Publike Banesore. Punëtorët e sigurimit i kanë thënë se një veprim të tillë e kanë bërë me kërkesën e ish-kryeshefi ekzekutiv, Nexhat Kryeziu.

Dy aksionarët ia kishin mësyrë NPB-së për ta protokolluar vendimin për emërimin e Hajdar Hoxhës kryeshef të ndërmarrjes, pasi atij aktual i ka skaduar mandati më 31 mars, shkruan sot Koha Ditore.

Kukaj e Sahiti kanë thënë se hyrja iu pamundësua me urdhër të personave që u ka skaduar kontrata dhe qëndrojnë jashtëligjshëm aty. Një veprim të tillë të punëtorëve të sigurimit të NPB-së e kanë cilësuar “kapje”.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)