Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje për ndërtimin ose jo të një objekti shumëkatësh mes monumenteve në ish-zonën “Farmakos” në Prizren

Ministria e Ambientit nuk e ka përfillur vendimin e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit rreth një ndërtimi shumëkatësh midis monumenteve historike në këtë qytet.

Kjo ministri kishte aprovuar ankesën e biznesit kundër vendimit të Komunës, raporton KTV.

Procedura ka vazhduar me dërgimin e lëndës në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, e cila këtë lëndë ia ka përcjellë Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Instituti, në tetor të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta aprovojë projektin ideor për kompleks afarist – banesor.

Megjithatë, organizata “Ec ma ndryshe” është shprehur kundër ndërtimeve në këtë zonë.

Drejtuesit e saj thonë se praktika e moskoordinimit ndërinstitucional, sikurse edhe mosunifikimi i procedurave mes tyre, po krijon rrethana të pafavorshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në këtë qytet.

Edhe Projekti për shumëkatëshen në afërsi të monumenteve në Prizren përfundon në gjykatë Kulturë Projekti për shumëkatëshen në afërsi të monumenteve në Prizren përfundon në gjykatë

Megjithatë, më datën 8 të këtij muaji, për arsye ende të panjohura, ka rënë zjarr në ish-parcelën e kësaj fabrike.

Ndërtesa e cila gjendet në këtë parcelë është ndërtuar gjatë viteve 1923-1929 dhe ka shërbyer si Stacion Bakteriologjik, e më vonë është quajtur Enti i Shëndetit Popullor.