Gara se cila parti do të inicionte propozimin për përfshirjen në kodin e procedurës penale gjykimin në mungesë të serbëve të dyshuar për krime të luftës, ka përplasur në Komisionin për legjislacion Vetëvendosjen dhe PDK-në, raporton KTV.
Këtë propozim të Vetëvendosjes, Hajdar Beqa i PDK-së, e konsideroi si dualizëm dhe garë të VV-së. Për të mbështetur këtë iniciativë erdhi edhe deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. Ky propozim mori mbështetjen e shumicës së partive. Mirëpo, prania e përfaqësuesve të avokatit të Popullit në këtë komision revoltoi deputetin Demaliaj, i cili lëshoi takimin. Publikimi i të dhënave të veteranëve të luftës u bë temë debati pa qenë fare pikë e rendit të ditës.
Nuk arriti të shqyrtohet raporti i avokatit të Popullit lidhur me organizmin e votimit jashtë vendit për zgjedhje parlamentare dhe lokale, kjo pasi që anëtari i këtij Komisioni, Igor Simiq, kërkoi raportin në gjuhën serbe.
-
Përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva shtetërore, VV-ja lëshon mbledhjen
-
Pushtet e opozitë përplasen për Fondin sovran, Beqa e quan LVV-në shembull të dështimit
-
Përplasje mes deputetëve të VV-së e PDK-së, Beqa e Qalaj lëshojnë mbledhjen e Komisionit
-
Seanca nis me përplasje mes pushtetit e opozitës
-
Deputetët e PDK-së e të VV-së përplasen për një fjali në Komisionin e privatizimit