Përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së kanë vazhduar edhe në Komisionin Hetimor për Privatizim. Kësaj radhe nuk pajtoheshin për një pikë fushëveprimi, e cila emërtohej “ndikimi i grupeve të caktuara dhe të fuqishme”.
Deputetët e PDK-së kërkonin që kjo pikë të largohej.
E për këtë, LVV-ja akuzonte se këta të fundit e kanë mizën pas veshit.
Ndërkaq, Bekë Berisha i AAK-së e Gazmend Bytyçi i PDK-së kërkuan që puna e Komisionit të mos dëmtohet.
Gjatë kësaj mbledhjeje të Komisionit u potencua edhe emërimi i bordeve politike.
Gjithashtu, u bënë riformulime të pikave të fushëveprimit të Komisionit hetimor e u kërkuan nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dokumente rreth anëtarëve të Bordit e materiale të tjera për proceset e privatizimit.
-
Përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva shtetërore, VV-ja lëshon mbledhjen
-
Përplasje mes deputetëve të VV-së e PDK-së, Beqa e Qalaj lëshojnë mbledhjen e Komisionit
-
Seanca nis me përplasje mes pushtetit e opozitës
-
PDK-ja për procesin e privatizimit: Do të hetohet çdo padrejtësi
-
Caktimi i katër ekspertëve të jashtëm përplas VV-në me LDK-në