Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, ka deklaruar se Komisioni hetimor për privatizim është krijuar me inciativën e partisë së tij, dhe është formuar me arsye që të hetohet çdo padrejtësie që bëhet në procesin e privatizimit.
Bytyçi përmes një konferece për media të hënën, ka thënë se PDK-ja synon të hetohen edhe organet e drejtësisë, ndërsa deputeti Sejdi Hoxha, ka thënë se pjesë e intervistimit në Komision hetimor të privatizimit do të jenë edhe figura të njohura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po punojmë shumë dhe jemi të bindur që publiku do të befasohet sepse fajtorët më të mëdhenjtë janë ata që e kanë kritikuar këtë proces. Për të qenë më transparent, i kemi bërë publike raportimet edhe për media dhe ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo padrejtësi që ata e kanë”, ka thënë Hoxha.
Tutje, deputeti i PDK-së ka deklaruar se sot do të intervistohen dy dëshmitarë, ndërsa PDK-ja thotë se do të mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative.