Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkundër premtimeve të Bahtirit, vazhdojnë problemet me rrugë në fshatin Selac

Kështu duken rrugët në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës në komunën e Mitrovicës, rrugë që banorët e frekuentojnë çdo ditë.

Kjo është rruga e vetme që të qon edhe drejt shkollës së mesme “Bislim Halimi” e ndërkaq nxënësit e arsimtarët duhet ta kalojnë atë pavarësisht kushteve të këqija që krijohen edhe gjatë ditëve me shi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një banor i këtij fshati ka dërguar disa fotografi në portalin Koha.net, duke shprehur pakënaqësitë e tij dhe të banorëve tjerë.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, në një intervistë në Puls të KTV-së pati thënë se është kryetari i vetëm që ka investuar për regjionin e Shalës së Bajgorës.

“Unë e kam mbështetur këtë regjion duke e pastruar borën e madhe, jam zotuar se do t’i lidhi rrugët e fshatrave të Shalës me Leposaviqin, pra do t’i lidhim edhe pse deri tash nuk janë lidhur. Jemi në fund, do t’i lidhim edhe 400 metra rrugë në një pjesë të disa fshatrave”, ka thënë Bahtiri.

Megjithatë, ankesat nga ana e banorëve vazhdojnë të jenë të përditshme pasi rrugët nuk janë fare të rregulluara në atë pjesë.

{gallery}