Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zëvendësministri zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, kanë përurua rrugën e asfaltuar të fshatit Rahovë e Ultë, në Shalën e Bajgorës. Në përurim ishin të pranishëm edhe shumë banorë të Rahovës.
Përfaqësuesi i fshatit, Afrim Peci, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe zëvendësministrin Beka, i cili deri sa e mori këtë post ishte drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës, tha se rregullimi i rrugës është projekti më i madh dhe më i rëndësishmi që është realizuar për të mirën e shatit të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pas shumë vështirësi dhe probleme për të udhëtuar deri në qytet. Bënim këtu një jetë të vështirë për shkak të rrugës e cila ishte pothuaj e pakalueshme, por që nuk kishim zgjidhje tjetër. Tani sikur jemi rilindur. Jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar për asfaltimin e rrugës dhe nga zemra e falënderojmë Komunën me në krye Agim Bahtirin”, tha ai në mes të tjerash.
Bahtiri, ju tha banorëve të tubuar se edhe ai është i lumtur që Komuna ka arritur të realizoj këtë projekt shumë të rëndësishëm për ta.
“Ju ta gëzoni rrugën, për të cilën keni pritur shumë. Edhe po gëzohem që po ju shoh kaq të lumtur. Ishte obligim i Komunës që të realizoj këtë projekt për të mirën tuaj. Ne siguruam mjetet nga buxheti komunal dhe realizuam ëndrrën tuaj dhe premtimin tonë se do të punojmë për juve dhe do t’i kemi parasysh brengat dhe hallet tuaja. Gjithsesi asfaltimin e rrugës e keni merituar, por ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq. Do të vazhdojmë të realizojmë edhe projekte të tjera që juve akoma ua lehtësojnë jetën këtu”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Rruga e asfaltuar ka një gjatësi prej 4.3 kilometra, gjerësi 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetra. Ajo i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 150.000 euro.