Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshje për ndërtimin e rrugës në Suhodoll

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për ndërtimin e rrugës në Suhodoll, projekt ky i cili arrin shumë në vlerë mbi 153,945.65 euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje përveç kryetarit Bahtiri dhe Ministrit Demiri, morën pjesë edhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të dy institucioneve shtetërore, asaj të komunës së Mitrovicës Jugore dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, u shpreh i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshje me ministrin Demiri, për ndërtimin e kësaj rruge në Suhodoll.

Ai theksoi se me këtë marrëveshje, do të ndërtohet rruga Suhodoll, me ç'rast Ministria do të ndajë gjithsej 80,000.00 euro, ndërsa komuna e Mitrovicës, 73,945,65 euro .

Kryetari Bahtiri, po ashtu ka falënderuar ministrin Demiri dhe stafin e tij për mbështetjen financiare që iu dha Komunës së Mitrovicës .

Artikuj të ngjashëm