Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë dy ditëve të fundit ka vizituar fshatrat Vaganicë, Pirq, Verrnicë e Lushtë dhe lagjet e qytetit Vaganicë, Ura e Gjakut edhe Shipol, ku ka inspektuar punët në realizim e sipër të disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, me ç’rast ka biseduar me banorët për të identifikuar problemet tjera që duhet të realizohen më prioritet.
Në të gjitha këto fshatra e lagje, Komuna thotë se qytetarët u ndanë të kënaqur me projektet që janë në përfundim apo realizim e sipër, duke thënë se këto janë projekte që për herë të parë po realizohen në mjediset e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBahtiri u ka thënë banorëve të këtyre vendbanimeve se pasi që të kryhen këto projekte që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për banorët, “do të investojmë edhe në projekte të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës” së tyre dhe ndalimin e plotë të zhvendosjes së qytetarëve nga trojet e tyre.
Në Pirq, brenda kësaj jave përfundon asfaltimi i rrugëve nëpër lagje në një gjatësi prej dy kilometrave. I tërë projekti kushton rreth 200.000 euro dhe të gjitha këto janë siguruar nga buxheti i Komunës.
Në Vërrnicë, në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, është në realizim e sipër projekti në vlerë prej rreth 450.000 euro, që përfshin ndërtimin e kanalizimit fekale dhe asfaltimi i rrugëve në gjatësi prej 3.5 kilometra. Aktualisht janë duke u zhvilluar punët për përgatitjen e rrugës për asfaltim.
Në disa lagje të fshatit Vaganicë, po ashtu është duke u realizuar projekti për asfaltimin e rrugëve në vlerë prej 140.000 euro. Punët janë në fazën e përgatitjes së trasesë për asfaltim, gjë që pritet të bëhet së shpejti.
Edhe në fshatin Lushtë, është duke u realizuar projekti për asfaltimin e rrugëve të lagjes, që kap shumën prej rreth 135.000 euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i komunës. “Meqë punët në përgatitjen e trasesë janë në përfundim e sipër, brenda dy ditësh nis asfaltimi i rrugëve”, thotë Komuna e Mitrovicës.
Në lagjen e qytetit Vaganicë, përkatësisht në rrugën “Shaqir B. Prekazi”, janë duke u zhvilluar punimet për asfaltimin e rrugës. Projekti që është bashkëfinancim i Komunë dhe qytetarëve, por që pjesën dërrmuese të mjeteve e siguron komuna, arrin vlerën në mbi 20.000 euro.