Më shumë se dy orë kanë protestuar të enjten banorët e fshatit Selac të Mitrovicës Jugore.
Përmes protestës ata po kërkojnë asfaltimin e rrugës së fshatit, që thonë se ka mbetur e vetmja e parregulluar në tërë komunën.
Banorët kanë thënë se u mblodhën në numër më të vogël në protestë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, por numri i atyre që janë të zhgënjyer me mosrealizimin e premtimit të Komunës për asfaltimin e kësaj rruge është i madh, raporton KOHA.
Banorët thonë se probleme u shkaktoi edhe operimi i minihidrocentraleve këtu.
Sipas tyre, edhe kompania përgjegjëse dha premtime për rregullimin e rrugës.
Por nga kompania “Hidroline” deklarojnë se kanë të gjitha lejet për operim që nga viti 2013, derisa theksojnë se janë të gatshëm t’u ndihmojnë banorëve në kërkesat e tyre.
Edhe
Banorët protestojnë për mosasfaltimin e rrugës në Selac, Komuna s’ka buxhet
Nga Komuna e Mitrovicës së Jugut në anën tjetër kanë thënë për KTV-në se nuk kanë buxhet për asfaltimin e rrugës dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë financiare nga Ministria e Infrastrukturës.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Muja, përmes telefonit ka thënë se aktualisht mund t’i kryejnë vetëm disa riparime.
“Nga java e ardhshme do të dërgojmë kompaninë për rregullimin e disa gropave dhe hapjen e kanaleve të ujit , që rruga të bëhet e kalueshme deri te shkolla e fshatit, si dhe shtruarja e zhavorrit në disa pjesë”, ka thënë Muja.
-
Mbetet e paasfaltuar rruga në Selac të Mitrovicës, banorët ankohen për vështirësi në qarkullim
-
Dy fshatra në Mitrovicë prej tri javësh pa ujë, banorët protestojnë para Komunës
-
Banorët e dy fshatrave të Mitrovicës protestojnë pasi s’kanë ujë qe tri javë
-
Banorët e dy fshatrave kërkojnë riparimin e rrugëve pas ndërtimit të hekurudhës