Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujdesje deri në vdekje

Kur e hap derën e madhe të hyrjes dhe futesh brenda në oborrin e shtëpisë së shpresës në fshatin Vitomiricë të Pejës, nuk të krijohet përshtypja se ke hyrë në oborrin e një shtëpie të pazakonshme nga të tjerat.

Para syve të shfaqet një oborr i rregulluar mirë e i gjelbëruar, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetëm një tabelë e varur në hyrje të shtëpisë mbi shkallë, me mbishkrim “Duart plot mëshirë”, të bën të kuptosh se në të nuk takon njerëz të zakonshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çdo njërit që troket, në derë i shfaqen shikime të buta që depërtojnë thellë në zemër dhe shkronja të lidhura me kujdes në fjalë nga shërbyesit e kësaj shoqate bamirëse me titullim të plotë “Shoqata për përkujdesje shtëpiake e të sëmurëve”, e cila nëpër shtëpi u ofron shërbime infermierie pacientëve me të gjitha llojet e diagnozave pa dallim.

Këto shërbime çdo ditë i marrin në shtëpitë e veta afro 589 pacientë, sa janë aktualisht nën përkujdesje të rregullt të infermiereve, pedagogeve dhe këshilltareve të kësaj qendre bamirëse... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.