Malishevë, 3 tetor - Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, sot i ka përkrahur 153 bletarë, aq sa kanë aplikuar, ndërsa janë përkrahur me mjete, varësisht nga numri i bletëve që i kanë.
Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bletarët përfitues.