Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.
Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon banorët të bashkëpunojnë me autoritetet.
Raportohet se fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur. Këto fshatra u evakuuan më herët.
VIDEO:
GRAMSH, ALBANIA - FIRE pic.twitter.com/xP0Mh2dX6X
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar Brenda, shkruan Tch.
Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.
Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.
VIDEO:
Po digjen dy fshatra në Gramsh, situata është shumë e rëndë pic.twitter.com/di8mcdfrKd
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 12, 2025
Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri po djeg shtëpitë.
Top Channel mëson se ka banorë të bllokuar në fshat.
Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet. Dyshohet për viktima.
Prej tymit nuk lejohet as të shkojnë ambulancat dhe as zjarrfikësit as autoritetet.
Aktualisht po evakuohet e gjithë njësia Skënderbegas.