Arbëri

Përgjigjet e Testit të Arritshmërisë po shpërndahen në rrjete sociale

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta të shtunën u janë nënshtruar pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i cili po mbahet në 176 qendra testimi. Por dukuria e kopjimit po vazhdon.

Në fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në një grup privat në Facebook po shpërndahen përgjigjet e Testit të Arritshmërisë. Grupi numëron mbi 2.700 anëtarë.

Njëjte po ndodh edhe në një grup në Viber. Grupi numëron mbi 900 anëtarë, ndërsa përgjigjet e Testit po shpërndahen. 

Kjo dukuri ka qenë e pranishme viteve të fundit çdo herë sa janë mbajtur teste të tilla. 

Testi që ka nisur në orën 10:00 do të përfundojë në 12:00.

Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, katër lëndë në ditën e parë dhe pesë lëndë në ditën e dytë të testimit.

{gallery}