Institucionet u kanë dhënë intensitet veprimeve e konsultave në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Madje, janë bërë edhe plane operative, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga e cila ka kërkuar që një vendim i mundshëm për shpërndarjen e Kuvendit të mos e gjejë në befasi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.
Ftesa i ka mbërritur Dakës javën e shkuar, kohë kjo kur KQZ-ja ka ndërmarrë disa veprime. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja kërkon të shfrytëzohet afati maksimal për shpalljen e zgjedhjeve
-
Daka: Zgjedhjet i organizojmë kur të na kërkohet
-
Thaçi me Dakën diskutojnë se si t’i hapet rruga formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit
-
Presidenti takon kryetaren e KQZ-së, në zgjedhje pret të dëshmohet pjekuria e qytetarëve
-
Apostolova njoftohet për përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet