Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Në kumtesën presidenciale thuhet se Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.
“Presidenti Thaçi ka vlerësuar Dakën për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 6 tetor, nga rezultatet e së cilës më të votuarat dolën Vetëvendosja e LDK-ja, porse pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ende nuk ka hapa përfundimtar për t’u formuar qeveria e re.
Lëvizje Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar ende takime mes grupeve punuese.
-
Thaçi e Daka flasin për organizimin e zgjedhjeve
-
Presidenti takon kryetaren e KQZ-së, në zgjedhje pret të dëshmohet pjekuria e qytetarëve
-
Daka shkon në takim te Thaçi
-
Thaçi në takim konsultues me përfaqësues të KDTP e VAKAT, “Kosovës i duhet qeveri funksionale”
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën