Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.
Presidenti Thaçi, siç thuhet në kumtesë, u shpreh se “tani shtrohet nevoja për hapa konkret në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive”.
“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri. Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse”, thuhet në kumtesë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në njoftimin nga presidenca, nesër do të takojë edhe Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.
-
Thaçi vijon edhe sot takimet me liderët e partive politike
-
Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve
-
Thaçi me Dakën diskutojnë se si t’i hapet rruga formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit
-
Shumë konsultime, por jo pajtim se si të dilet nga kriza politike
-
Thaçi konsultohet me deputetët e 6+, s’përmend zgjedhjet