Ka përfunduar protesta kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër ajrit të ndotur në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, ndërsa institucionet lokale e qendrore nga sot kanë filluar të ndërmarrin disa masa për të ulur sado pak nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Krasniqi: Nuk duam fjalë, duam veprime kundër ajrit të ndotur
[12:10] - Njëri prej organizatorëve të kësaj proteste, Vullnet Krasniqi ka thënë se tash e 17 vjet shteti i Kosovës nuk ka ndërmarr masa ndaj ndotjes së ajrit.
“Duam ajër të pastër. Tash nuk është koha të flisni, duam përgjegjësi për ajrin e ndotur. Kuvendi nesër paska me fol për ajërin. Nuk duam më fjalë, duam veprime konkrete”, ka thënë Krasniqi.
Mblidhen qytetarët për të protestuar kundër ajrit të ndotur
[12:01] - Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër ajrit të ndotur në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, ndërsa institucionet lokale e qendrore nga sot kanë filluar të ndërmarrin disa masa për të ulur sado pak nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
“Shpend duaje Prishtinën”, “kërkojmë transparencë për ndotje”, “ky ajër po na nxen frymën”, “u ngulfatëm”, janë disa nga parullat që qytetarët po mbajnë në duar.
Raportohet se janë mbledhur një numër goxha i madh qytetarësh.
Në mesin e tyre janë edhe disa këshilltarë komunalë nga radhët e LDK-së, e po ashtu edhe artistë të Teatrit Kombëtar.