Ndërsa priten përmbytje nga reshjet që kanë përfshirë të gjithë vendin, në Gjirokastër Prefekti ka pezulluar procesin mësimor. Prefekti Astrit Aliaj tha se infrastruktura në një situatë të atillë nuk mundëson dot lëvizjen e nxënësve drejt shkollave.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave ku u percaktuan dhe detyrat për një situate alarmante.
Rreziku më i madh, sipas pjestarëve të Shtabit të Emergjencave, janë lagjet e poshtme të Tepelenës, nëse lumi del nga shtrati. Gjithashtu Memaliaj është i rrezikuar, fushat e Qesaratit, Krasit e Kalivaçit. Momentalisht situata duket e qetë vetëm me pak rrëshkitje të dherave në Çarçovë dhe në Frashër.
Artikuj të ngjashëm
-
Paralajmërimi për vërshime pezullon mësimin në Prishtinë, ministria kërkon kompensim të orëve
-
Paralajmërime për vërshime, në kryeqytet anulohet mësimi
-
Vërshimet pamundësojnë procesin mësimor në disa institucione në Istog
-
Dragashi pezullon mësimin për një ditë shkaku i borës dhe erërave të forta
-
Tirana hap palestrat e shkollave për strehim të qytetarëve, pezullohet mësimi