Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shërbyesit e dalluar civilë, 80 mirënjohje

Me një ceremoni rasti, në Ministrinë e Administratës Publike, është shënuar sot 23 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil. Para shërbyesve civilë edhe zyrtarëve të lartë të institucioneve, foli ministri Mahir Yagcilar. Ai theksoi se tradita e shënimit të 23 qershorit, si Ditë Ndërkombëtare e Shërbimit Civil, ka filluar në vitin 2003, atëherë kur Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuar e njohu këtë ditë me Rezolutën 57/277. Ndërsa në Republikën e Kosovës shënimi i kësaj ditë ka filluar që nga viti 2010 me aprovimin e ri të legjislacionit për shërbimin civil.

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Administratës Publike, pohoi ministri Yagcilar, është e përkushtuar për të ndërtuar një administratë publike të avancuar, profesionale, efikase dhe transparente. Në këtë drejtim, një ndër prioritetet kryesore të MAP-it është vazhdimi i procesit të reformimit të shërbimit civil dhe administratës publike, procese në të cilat është bërë progres i konsiderueshëm. Ndërsa në qendër të agjendës së Qeverisë ka qenë Strategjia për Modernizimin e administratës publike 2015–2020 e miratuar nga Qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me qëllimi të ngritjes profesionale dhe aftësimit të nëpunësve civilë, Ministria e Administratës Publike ka hartuar “Strategjinë për trajnimin e nëpunësve civilë 2016-2020” dhe Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj strategjie e cila është miratuar nga qeveria në maj të vitit 2016. Kjo strategji ka për qëllim që ta përmirësojë kornizën ekzistuese të trajnimeve për nëpunësit civilë të përcaktuar me strategjinë e mëparshme të trajnimeve (2011-2013).

MAP-i, shtoi ministri Yagcilar, gjatë vitit 2016, me qëllim të përmirësimit të legjislacionit të shërbimit civil, ka filluar plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Civil, Ligjit për Pagat e të Punësuarve në Administratën Publike dhe të Ligjit për Organizimin e Administratës Publike. Koncept dokumentet për këto ligje janë hartuar dhe miratuar nga Qeveria. Pastaj, është bërë rishikimi i institucioneve dhe agjencive të pavarura dhe organeve qendrore të qeverisë, agjencive duke analizuar elementë të themelimit, organizimit, pagave, marrëdhënies së punës dhe llogaridhënies. Të gjeturat dhe rekomandimet e këtij rishikimi kanë shërbyer si informata gjatë hartimit të koncept dokumenteve për tre ligje e sipërpërmendura.

Në të gjitha këto procese reformuese, tha në fjalën e tij ministri Yagcilar, kemi pasur mbështetje nga donatorë të ndryshëm si: Komisioni Evropian, UNDP, GIZ, SIGMA, Banka Botërore, të cilat, në këtë ditë të shënuar shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për kontributin e tyre.

Për rëndësinë e shërbimit civil folën edhe Tefik Mahmuti (DASHC), Shkëmb Manaj, (KPMK), Mursel Zymberi(SP) dhe Refike Sulqevci (IKAP).

Në fund, për shërbyesit e dalluar civilë janë ndarë 80 mirënjohje.