Për nderë të 23 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, organizoi shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, para shërbyesve civilë edhe zyrtarëve të institucioneve tha se shënimi kësaj dite në Republikën e Kosovës, sivjet ka një rëndësi të veçantë, pasi Kosova ka miratuar pakon ligjore për reformën në administratës publike, që ishte kërkesë edhe e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se jemi të vendosur të punojmë për ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarët dhe bizneset në mënyrë që administrata publike të jetë sa më efikase, transparente dhe llogaridhënëse.
Yagcilar foli gjithashtu për Ligjin për zyrtarët publikë, duke theksuar se ky ligj do të ofrojë një model të ri të rekrutimit, përmes të cilit dëshirojmë t'i ofrojmë administratës publike nëpunës bazuar në parimin e meritës, konkurrencës së hapur, testimit dhe vlerësimit elektronik, ndërsa qytetarëve transparencë dhe llogaridhënie të organeve përgjegjëse.
Në këtë ceremoni, për rëndësinë e shërbimit civil folën edhe Besnik Tahiri, koordinator nacional për Reforma Shtetërore, si dhe Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës.
Në fund, për shërbyesit civilë të dalluar u ndanë 86-të mirënjohje.
-
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
-
AKK-ja kundër Rregullores së re për rekrutimin e nëpunësve civilë
-
AKK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Rregullores për pranimin në shërbimin civil
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë
-
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë