Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, sot shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.
Ministri i MAP, Mahir Yagcilar me këtë rast ka thënë se çdo ditë po punohet që Kosova të ketë një administratë profesionale dhe llogaridhënëse.
“Shënimi i kësaj dite në këtë vit është i veçantë, sepse në këtë vit finalizojmë pakon ligjore për shërbimin civil dhe për pagat”, theksoi Yagcilar, duke shtuar MAP ka filluar diskutimin e publik për këto ligje.
Anëtari i Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrje në Shërbimin Civil, Lulëzim Alija tha se rritja e ankesave nga nëpunësit civil, tregon se është ngritë vetëdijesimi i këtyre punonjësve për të drejtat e tyre, mirëpo ka pasur edhe 817 ankesa në procesin e rekrutimit me konkurse nga kandidatët për punësim në administratën publike.
Ai tha se janë evidentuar mbi 500 raste që ka pasur shkelje të ligjeve në fuqi.
Edhe
MAP shënoi Ditën e Shërbimit Civil
Besnik Tahiri, koordinator për në Zyrën e Kryeministrit për administratë publike, tha se për këtë ditë mund të flitet gjerë e gjatë, mirëpo, veçoi dy momente për këtë. Ai tha se ajo që e karakterizon shtetin e Kosovës, është se administrata e Kosovës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin dhe në ballafaqimin e shërbimeve në të gjithë dikasteret e shtetit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil është diskutuar po ashtu edhe për reforma dhe sfida në shërbimin civil, si dhe janë ndarë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e nëpunësve më të dalluar civil të Republikës së Kosovës.