Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se për një vit Kosova ka ekstraduar 75 persona.
Në “Puls” të KTV-së, Tahiri ka thënë se për një vit të mandatit të tij, Kosova ka bërë ekstradime drejt shumë shteteve të Evropës.
Ai ka thënë se drejt Gjermanisë i kanë ekstraduar 25 persona, ndërsa drejt Zvicrës 10.
Tahiri po ashtu ka thënë se shteti i Kosovës ka humbur dy milionë euro nga Avokatia Shtetërore për shkak se nuk ka staf të mjaftueshëm. Ai ka thënë se kjo ministri ka humbur vetëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës gati 500 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova ka ekstraduar dhe deportuar rreth 350 persona nga 2017-a
-
Tahiri: Vetëm në 4 muajt e fundit, 11% e popullsisë kanë kërkuar largimin nga Kosova
-
Kosova ka kryer gjashtë ekstradime me pesë shtete të Evropës në dy javët e fundit
-
Kosova ekstradon një person të dyshuar për vrasje të rëndë në Gjermani
-
Operacioni me organet gjermane kundër krimit të organizuar, konfirmon kredibilitetin e institucioneve të Kosovës