Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit, Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me disa shtete të Evropës.
Haxhiu ka thënë përmes një statusi në Facebook se përmes këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me drejtësinë ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar tashmë.
“Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën. Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore. Për më shumë, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas saj, me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji do të ketë ekstradime më të shpejta duke ngërthyer gjithmonë standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
-
Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
-
Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagon BE-ja
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu dhe intervistimin e saj nga prokuroria
-
Haxhiu: Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës
-
Haxhiu skeptike për ekstradimin e shqiptarëve të arrestuar nga Serbia