Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për një muaj, anëtari i Bordit punësoi 4 fëmijët e tij në Telekom

Qershori i vitit të kaluar ka rezultuar të jetë muaji fatlum për familjen e Osman Ejupit.

Brenda pak ditësh, të gjithë fëmijët e tij arritën të punësohen në njërën nga ndërmarrjet publike të Kosovës, ku babai i tyre është hiç më pak se njëri nga drejtorët e Bordit të Telekomit.

Osman Ejupi u përzgjodh të jetë anëtar i Bordit të Telekomit më 29 mars të 2018-s, në një bord që u cilësua politik, raporton KTV.

Pak muaj më vonë, të katër fëmijët e tij iu bashkuan Telekomit.

E para që u punësua ishte Artina Ejupi-Tolaj, e cila mori kontratën më 18 qershor të 2018-s.

Edhe Kosova e ’19-s: Familjarisht në punë shteti Arbëri Kosova e ’19-s: Familjarisht në punë shteti

Një javë me vonë, në Telekom, Artinës iu bashkuan edhe motra dhe vëllezërit e saj.

Më 25 qershor, kontratat i morën edhe Arxhina Ejupi-Islami, Ardian e Armend Ejupi.

Që të gjithë janë të punësuar si agjentë të shitjes, rroga e të cilëve sillet rreth 800 euro.

Kohavisioni ka provuar të vë kontakt edhe me Osman Ejupin, për ta pyetur rreth punësimeve apo nëse ka përdorur autoritetin e tij për t’i punësuar fëmijët.

“ Ju lutem, më kontaktoni pas gjysmë ore, sepse jam duke vozitur”, ka thënë ai.

Edhe Telekomi për një vit lidhi 202 kontrata mbi vepër, fëmijëve të Ejupit iu siguruan kontrata të rregullta Arbëri Telekomi për një vit lidhi 202 kontrata mbi vepër, fëmijëve të Ejupit iu siguruan kontrata të rregullta

Por, pas kësaj telefonate, Ejupi nuk e ka hapur më telefonin.

Kohavisioni ka dërguar pyetje edhe te menaxhmenti i Telekomit të Kosovës për të marrë qëndrimin zyrtar të tyre për punësimin e fëmijëve të Osman Ejupit, anëtar i Bordit të Telekomit, por të njëjtit nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Emri i Osman Ejupit figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Pak ditë para së të emërohej anëtar i Bordit të Telekomit, më 14 mars të 2018-s, kishte hapur një institucion parashkollor dhe personi i autorizuar është vajza e tij, Arxhina Ejupi-Islami.

Edhe aksionari kryesor i Telekomit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, është në dijeni për punësimet e tilla.

Vetë ministri Valdrin Lluka ka thënë në KTV-në se numri i të punësuarve, që nga qershori i 2018 në Telekom, është rritur për 200 persona.

Edhe Qeveria planifikonte shkarkimin e Osman Ejupit, që punësoi të katër fëmijët e tij në Telekom Video Qeveria planifikonte shkarkimin e Osman Ejupit, që punësoi të katër fëmijët e tij në Telekom

Madje, sipas tij, arsyetimi që i ka ardhur nga Telekomi është se këto punësime janë bërë në emër të marrjes në duar të shitjes së shërbimeve të Valës.

Osman Ejupi, për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Bordit të autoritetit kosovar të konkurrencës.