Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për implementimin e Ligjit për Obiliqin s’ka vullnet politik e as para

Janë bërë gati dy vjet prej kur ka hyrë në fuqi ligji për qytetin e Obiliqit, por ai nuk po gjen zbatim.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer me mosimplementimin e tij, raporton KTV.

Ata thonë se banorë nga zona tjera po punësohen në Korporatën Energjetike, pavarësisht se me ligj ata kanë përparësi në punët që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë.

Banorët janë të indinjuar që ende nuk është ulur edhe çmimi i energjisë ashtu siç parashihet me ligj.

Iniciuesi i këtij ligji, ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, thotë se moszbatimi i tij është mungesë e vullnetit politik.

Por kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, në anën tjetër, thotë se ligji nuk po gjen zbatim shkaku i implikimeve buxhetore.

Gashi po pret miratimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, ku parashihet që 20% e buxhetit nga inkasimi i rentës minerale të rialokohet nga Buxheti Qendror për buxhetin e komunës.

Projektligji për Miniera dhe Minerale ishte në rend të ditës në seancën e Kuvendit që u mbajt të enjten, por është shtyrë për seancën e radhës.

Artikuj të ngjashëm