Sipas një njoftimi të IKSHPK-së 10 raste janë raportuar në Ferizaj, 8 në Prishtinë, 6 në Kaçanik, 3 në Fushë-Kosovë, nga dy raste në Lipjan, Obiliq dhe Vushtrri, si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin (përhapjen e lehtë . v.j.) e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.
Vaksinimi thuhet se mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
-
17 raste të fruthit për më pak se një muaj në Kosovë
-
Për afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim
-
Përhapja e fruthit në Kosovë, Ferizaj me më së shumti raste