Kuvendi i Kosovës dje nuk arriti të kalojë në parim buxhetin për vitin 2018.
Buxheti për vitin 2018 nuk u hodh fare në votim pasi kishte mungesë të numrave.
Vazhdimi i seancës plenare ku do të votohet për Buxhetin për vitin 2018, do të mbahet ditën e diele në orën 15:00, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se dje Kadri Veseli kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dielën kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.
Edhe
Dështon rishikimi i buxhetit “me nguti”
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.
Përndryshe, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.