Kuvendi i Kosovës ka publikuar listën e shpenzimeve të deputetëve për udhëtime që nga viti 2011.
Për 11 vjet deputetët që morën besimin e popullit në legjislatura të ndryshme që nga 2011-ta, shpenzuan 1.130.749 euro.
Sipas këtyre të dhënave, viti me më së shumti shpenzime ishte viti 2012 me 173.470 euro.
Në vitin 2011 u shpenzuan 29.460 mijë euro, në vitin 2013 deputetet shpenzuan 163.680 euro. Një vit më pas, 2014, u shpenzuan 73.240 euro.
Deputetët në vitin 2015 shpenzuan 119.900 euro, në vitin 2016, 90.913 euro, një vit më pas, 2017, 54.209 euro. Në vitin 2018 deputetët shpenzuan 157.219 euro, një vit më vonë shpenzimet ranë në 76.800 eurpo. Në vitin 2020 u shpenzuan 91.328 euro dhe në vitin 2021, 100.530.
-
Kuvendi shpenzoi mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të 2023-ës
-
Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar
-
Deputetët shpenzuan mbi 100 mijë euro për udhëtime më 2021
-
Mbi gjysmë milioni euro shkuan në pagat e deputetëve për dy muaj e gjysmë punë
-
Për 77 ditë mandat, mbi gjysmë milioni euro shkuan në paga për deputetët