Në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve, Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, ka organizuar aksion simbolik para Qeverisë.
Ata kanë lëshuar pëllumba para Qeverisë, duke thënë se janë për paqe e kërkojnë të trajtohen me dinjitet.
Ata mbanin në duar një pankartë ku shkruhej “Dinjitet për pensionistët”.
Më pas, pensionistët zhvilluan një takim me përfaqësuesit e tyre. Nga aty, ata thanë se kanë ftuar krerët institucionalë të jenë pjesëmarrës në takim. Por nga institucionet, ishte i pranishëm vetëm një zyrtar i Ministrisë së Financave.
Artikuj të ngjashëm
-
Pensionistët kërkojnë dinjitet, zyrtarët e shtetit s’i përgjigjen ftesës
-
Pensionistët protestojnë, i presin deputetët me pankarta dhe lule
-
Infermierët kërkojnë pagë dinjitoze, marshojnë nëpër Prishtinë
-
Vendosen para KEK-ut fotografitë e punëtorëve të vdekur, kërkohen kushte të sigurta për punë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë