Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pengesa betoni do të vendosen përgjatë shtegut të biçikletave në Dardani

Pengesa betoni do të vendosen përgjatë shtegut të biçikletave të Dardani, ka paralajmëruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një statusi në Facebook, ai u është referuar shkrimeve se si ky shteg është kthyer në shirit parkingu për vetura.

“Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave. Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ka shkruar ai.