Shkup, 23 tetor - Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit të SHBA për ratifikimin e protokollit mbi anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Raportohet se letra ishte e shkruar, përveç në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase e shqipe, përcjell Koha.net.
"Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ratifikuan në Senat Protokollin mbi anëtarësimin tonë në NATO. Partneriteti strategjik në mes të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon në Aleancë dhe i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë globale", ka thënë shefi i shtetit të maqedonasve, shkruan portali Faktor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalënderimi i Pendarovskit në tri gjuhë, njëra nga shqipja, ka tërbuar mediat serbe.