Në korridorin ku gjenden sportelet për tatimin në pronë në ndërtesën e Administratës komunale, së shpejti faturat dhe dokumentet tjera lidhur me tatimin në pronë do të ofrojnë, përveç punëtorëve të kësaj drejtorie, edhe dy “punëtorë” elektronikë në formë diku të ngjashëm me E-kioskun që gjendet para hyrjes së kësaj ndërtese, që ofron dokumente të ofiqarisë.
Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, tregon se këta dy “dokumata”, siç i quan ai, do të vendosën para verës. “Po duam që me i futë dy ‘dokumata’ në hapësirën te sporteli brenda te tatimi në pronë, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të presin në sportele për atë dokument”, thotë Abazaj, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.