Udhëheqësi i KIPRED-it, Lulzim Peci, deklaroi se Ukraina po ballafaqohet me rrezikun e zhbërjes dhe nëse Rusia triumfon, mund të ndikojë që të instalohet një regjim kukull. Ai tha në DESK-un e KTV-së se një zhbërje eventuale e Ukrainës, do të ndikonte në tërë botën.
“Nuk mund të parashikohet fati i Ukrainës, por ajo po ballafaqohet me rrezikun e zhbërjes, nëse mund të instalohet një regjim kukullën e ai kërkon që të bashkohet me Rusinë, e në anën tjetër, ky do të jetë fatkeqësi e madhe jo vetëm për Evropën por për tërë botën”, tha Peci.
Sipas tij, përpos sanksioneve, qëllim i SHBA-së dhe presidentit Joe Biden është strategjia e sigurimit të vendeve të NATO-s.
“Biden përpos sanksioneve e përmendi edhe vendosjen e trupave ushtarake. Qëllimi parësor i kësaj strategjie është që të sigurohen vendet e NATO-s nga ndonjë eskalim në ato vende dhe të dobësohet regjimi i Putinit, mirëpo efektet sipas meje, të sanksioneve ekonomike nuk do të jenë të menjëhershme”, shtoi tutje ai.
-
Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon, thotë Tusk
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Bideni alarmon se çfarë mund t’i ndodhë Ballkanit nëse SHBA-ja tërhiqet nga Ukraina
-
Kremlini thotë se situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të sigurisë
-
“Loja e gjatë” e Putinit në Ukrainë, mund të mos zhvillohet siç e parashikon ai