Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka zgjedhur një mënyrë më ndryshe për t’i dalë në mbështetje kryeministrit Albin Kurti i cili sot do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në Facebook ka bërë të ditur se është rrugës për Paris, derisa ka postuar një fotografi ai e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të fala Parisit e të fala Berlinit, në përkrahje të Albinit”.
Sot gjatë ditës anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë postuar në rrjetet sociale statuse “me kryeministrin”.
Palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e Bashkimit Evropian, apo i njohur tashmë si plani franko-gjerman, si një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve.