Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: VV-ja përmes ligjit për zyrtarët publikë synon punësimin e militantëve

Përparim Gruda nga PDK-ja ka thënë se ligji për zyrtarët publikë ka disa defekte serioze.

Ai ka thënë se ato më kryesoret janë dispozitat e ligjit të cilat vendosin që të gjithë zyrtarët e nivelit të mesëm dhe drejtues 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, pozitat e tyre do të dalin në konkurs publik.

Sipas tij, ideja e Qeverisë është që ta bëjë këtë me mandat.

Gruda në emisionin “60 minuta” në KTV ka thënë se mijëra persona mund ta humbin punën në administratë pas 1 viti kur hyn ligji në fuqi.

“Në këtë ligj përfshihen në konkurs zyrtarët publikë që mbajnë pozita të nivelit të mesëm që përfshijnë shefa të departamenteve dhe ekuivalenti i tyre dhe kategorinë e menaxhmentit të ulët që përfshijnë shefa të divizioneve. Është e sigurt që mijëra njerëz do të humbasin vendin e punës dhe kjo do të shkatërronte administratën publike. Njerëzit që punojnë si menaxher në administratë, janë njerëz profesionistë dhe shteti ka shpenzuar miliona euro në trajtimin e tyre”, ka thënë ai.

Edhe PDK-ja akuzon Qeverinë se po e synon kontrollin në administratë publike dhe KPK LAJMET E MBRËMJES PDK-ja akuzon Qeverinë se po e synon kontrollin në administratë publike dhe KPK

Gruda ka shtuar se ky ligj është antikushtetues.

Ai ka thënë se me standard evropian është se këto nivele kanë akt emërime të përhershme.

Sipas tij, administrata publike ka nevojë për reformë, duke shtuar se nuk është administrata më e mirë.

Gruda ka thënë se përkundër kësaj, kjo nuk mund të shihet si reformë.

Ka shtuar se duan t’i dëbojnë mijëra njerëz nga puna e pastaj t’i punësojnë militantët partiakë.

“Unë nuk kam parë një qeveri që dëshiron ta shkelë Kushtetutën e pastaj të dalë ta mbrojë atë me gjithë zell. Ata duan t’i punësojnë njerëzit partiakë. Çdo qeveri që vjen do të vijë e t’i ndryshojë të gjithë zyrtarët, sepse ky ligj ua mundëson. Ky ligj është i rëndësishëm por qeveria e ka bërë me mungesë transparence. Kur ky ligj do të vijë në Kuvend, ne do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë ai.

Gruda ka thënë se ligji duhet t’u krijojë kushte për rezistencë zyrtarëve publikë.

Edhe PDK-ja kërcënon Qeverinë se do t’i çojë në Kushtetuese dy ligje Arbëri PDK-ja kërcënon Qeverinë se do t’i çojë në Kushtetuese dy ligje

Ai ka thënë se ligji për zyrtarë publik duhet të bëhet sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese i cili ekziston sipas ligjit paraprak.

Sipas tij, duhet të bëhet digjitalizimi i administratës, për çka thotë se ka qenë premtim i Qeverisë.