Partia Demokratike e Kosovës, Dega e saj në Prishtinë, përmes faqes së saj në Facebook, ka publikuar një video të titulluar “Fakte, fakte, fakte”, e në të cilën kjo parti denoncon “mënyrën e shpërblimit të dhunës” që, sipas tyre, e kanë shkaktuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër protesta.
Aty, ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti, dhe ish-Sekretari Organizativ, tani deputeti Dardan Molliqaj, cilësohen si “komandantë të brigadave të dhunës në Vetëvendosje”.
Në video, e cila përcillet me fotografi dhe tekst, shihen po ashtu aktivistë të shumtë të këtij subjekti politik dhe veprimet e tyre nëpër protestat që shpesh janë shndërruar në të dhunshme, raporton Koha.net.
Sipas PDK-së, Dega në Prishtinë, këta aktivistë të dhunshëm janë punësuar nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, gjë që, gjithnjë sipas kësaj partie, i ka kushtuar buxhetit të Komunës rreth tre milionë euro.
Në video po ashtu paraqiten edhe disa emra për të cilët pretendohet të jenë aktivistë të VV-së dhe të punësuar, siç thotë PDK, “jashtëligjshëm” në Komunën e Prishtinës.
Shikojeni videon:
-
Përplasje e ashpër në distancë e degës së PDK-së në Prishtinë me Ahmetin e Molliqajn
-
Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosja kërkon të merren masa ndaj Molliqajt
-
Molliqaj thotë se anëtarët e VV-së po viktimizohen, Aliu e akuzon për shpifje
-
Ahmeti: VV-ja është shndërruar në një PDK të re – Kurti është demagog
-
PDK: NPB-ja eliminoi 190 biznese pse s’fituan dy militantë të VV-së