Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Degën e Partisë Demokratike në Gjilan po përcillet me tensione ndërmjet rivalëve brenda këtij subjekti politik. Në garë për postin e kryetarit të degës është futur edhe ish- kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili pritet të sfidohet nga Flurim Arifi.
Të mërkurën është raportuar për një kacafytje ndërmjet Hevzi Xhelilit dhe Riad Rashitit. Ata kanë mohuar të jenë kacafytur, porse e kanë pranuar se tensionet në këtë subjekt vazhdojnë të jenë të larta, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh- këshilltari komunal Riad Rashiti ka akuzuar një pjesë të anëtarësisë së PDK-së se qëllimisht janë duke bllokuar funksionimin e subjektit që përfaqësojnë.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).