Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur koalicion qeverisës në Gjilan. Kësaj të fundit do i takojë pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori, ndërkaq partia fituese e zgjedhjeve do të udhëheq me drejtoritë të tjera.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Kohën, ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Shatri. Ai ka thënë se bëhet fjalë për drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, Bujqësisë, Shëndetësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Ai tutje ka shtuar se ende nuk është vendosur se kush do t’i udhëheqë këto ministri.
Sot në ora 15:00, do të mbahet mbledhja urgjente e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendin Komunal në Gjilan.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishet koalicioni VV – PDK në Gjilan
-
PDK-ja e VV-ja në Dragash bëhen bashkë kundër LDK-së
-
LVV-ja do të garojë me kryetarët aktualë, LDK-ja me Ismajlin në Gjilan, PDK-ja nuk përmend emra
-
LDK-ja në Gjilan vendos ta votojë buxhetin
-
Pushteti e opozita në Gjilan afër evitimit të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal