Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja mbledh Kryesinë, Hoxhaj thotë se nuk do të ketë dorëheqje

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbledhja është e rregullt dhe do të bisedohet për zgjedhjet lokale.

Ndërsa se a do të ketë dorëheqje nga kryesia nesër Hoxhaj ka thënë se kjo nuk është temë e ditës së sotme.

"Është mbledhje e rregullt e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës pasi që nesër është mbledhja e këshillit drejtues dhe do të bisedohet edhe për zgjedhjet lokale kjo qëndron dhe kjo do të ndodhë. Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si do të sillemi si opozitë dhe çfarë qëndrime do të kemi edhe qëndrimet e djeshme ato diskutohen në kryesi dhe këshill drejtues”, ka thënë ai.