Arbëri

Të enjten zgjidhet Kryesia e re e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës të enjten do të mbledhë Këshillin Drejtues për ta zgjedhur Kryesinë e re.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN anëtari i kësaj partie, Betim Gjoshi.

“Të enjten është thirrur Këshilli Drejtues ku do të zgjidhet Kryesia e re. Nuk ka emra të mundshëm. Janë kryer gjitha përgatitjet e nevojshme”, tha ai.

Gjoshi ka shtuar tutje se kryetari Memli Krasniqi ka punuar tash e disa ditë në zgjedhjen e Kryesisë së re.