Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e Ferizajt publikon emrat dhe numrat e telefonave të “drejtorëve”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, i ka përgatitur listat me emra të kandidatëve, të cilët do t’i ndjekin trajnimet potenciale për drejtorë të shkollave që organizohen për çdo vit nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një reagim të saj, dega e PDK-së, i ka cilësuar lista të militantëve partiakë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në LDK kanë thënë se publikimi i listave nga subjekti i PDK-së është bërë për qëllime politike duke i dhënë kah tjetër. Sipas këtij subjekti, çdo subjekt politik ka të drejtë të përgatitë lista të tilla dhe t’i trajnojë anëtarët e vet për drejtorë të shkollave.

Nëpërmjet një publikimi, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka akuzuar LDK-në me arsyetim se po përgatitet për t’i pushtuar shkollat e Ferizajt me militantë të saj.

“Në këto lista vërehen emra të militantëve të LDK-së të rekomanduara nga komisioni i kësaj partie për t’i ndjekur trajnimet e organizuara nga MASHT-i, të cilët janë të obligueshme për kandidatë potencialë për drejtorë të shkollave”, thuhet në shkresën e PDK-së. Ky subjekt ka bërë me dije se LDK-ja ka planifikuar që shkollat e Ferizajt të menaxhohen nga militantët e saj si njerëz të besueshëm....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.